Vazhdon shtrirja e shërbimit nga “Uniteti”

𝐊𝐑𝐌 “𝐔𝐧𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢” – Njësia në Skenderaj, ka lidhur kontrata të reja për shërbimin dhe menaxhimin e mbeturinave me ekonomitë familjare në fshatin Abri e Poshtme të Skenderajt, të cilat nuk ishin të përfshira në shërbim deri më tani, ku në të njejtën kohë këto ekonomi familjare u pajisen me kontejner.

Kontejnerët janë donacion nga Komuna e Skenderajt.

Të bashkangjitur keni edhe disa fotografi.

Gjithmonë në shërbimin tuaj.
27.04.2021