Vazhdon aktiviteti “Java e pastrimit” në Skenderaj

Në kuadër të “Javës së pastrimit”, punëtorët e 𝐊𝐑𝐌 “𝐔𝐧𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢”, Njësia Operative në Skenderaj së bashku me Njësin e Mitrovicës dhe Vushtrrisë, gjatë mbrëmjes kanë vazhduar me aktivitetin e tyre për mirëmbajtjen e qytetit, duke bërë fshirjen dhe larjen e rrugëve dhe trotuareve në pjesë të ndryshme të Skenderajt.

Të bashkangjitur keni edhe disa fotografi në rrugët: “Sala e Hamit Jashari”, “17 Shkurti”, “18 Qershori”, “28 Nëntori”, “Ilaz Kodra”, “Ali Gashi”, “Osman Geci”,’ “Rasim Kiçina” si dhe fshirja dhe larja e rrugëve afër Kopshtit të fëmijëve “Nëna Zahide”, etj.

Gjithmonë të përkushtuar ndaj jush.