“Uniteti” fillon me përgatitjet në Fabrikën e Riciklimit

KRM Uniteti filloi me përgatitjen e Fabrikës së Riciklimit, duke bërë fshirjen dhe larjen e gjithë hapësirës së bredshme dhe atë të jashtme të fabrikës, e cila do të fillojë punën së shpejti.

Pas funksionalizimit të saj, mbeturinat e Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Skenderajt, fillimisht do të trajtohen në fabrikë dhe pastaj vetëm mbetja do të hudhet në deponi. Kështu do të zvogëlohet sasia e mbeturinave që hudhet në deponi dhe do të kontribuohet për një ambient më të pastër, përmes metodave më bashkëkohore.

Mbetemi të përkushtuar dhe me synime të qarta që shërbimin ndaj qytetarëve, si dhe kompaninë në përgjithësi ta ngrisim në një nivel edhe më të lartë.

Na priftë e mbara,
29.04.2021