UNITETI bëhet me Fabrikë për Reciklimin e Mbeturinave

Në mbledhjen e mbajtur sot Bordi i Drejtorëve i KRM “UNITETI”, ka pranuar informatën nga Kryeshefi Ekzekutiv se me propozim të kryetarit të Mitrovicës, Agim Bahtiri, Kuvendin Komunal i Mitrovicës në mbledhjen e sotme i ka dhënë pronën e paluajtshme të Komunës – Fabrikën për Reciklimin e Mbeturinave në Frashër, në shfrytëzim afatshkurtër Kompanisë Rajonale për menaxhimin e Mbeturinave KRM “Uniteti” Sh.A.

Po ashtu sot me propozim të kryetarit të komunës, Kuvendi Komunal i Mitrovicës ka marrë vendim që t’i jepet në shfrytëzim KRM “UNITETIT” makina e komunës për pastrimin e barit dhe pajisjeve përcjellëse (varkë dhe motor) me qëllim të pastrimit të barit në liqenin akumulues.

Bordi i Drejtorëve në përbërje: Mentor Lushtaku – Kryesues, Agim Krasniqi – anëtar, Fatmir Hyseni – anëtar, Kushtrim Januzi – anëtar dhe Gazmend Morina- Kryeshef Ekzekutiv, falënderon komunën e Mitrovicës për besimin dhe mbështetjen e dhënë në kryerjen e shërbimeve komunale për menaxhimin e mbeturinave në mënyrë bashkëkohore.