NJOFTIM PËR BIZNESET NË KOMUNËN E SKENDERAJT

Njoftohen të gjithë përfaqësuesit e bizneseve në Komunën e Skenderajt, se me aprovimin e Rregullores se re për Menaxhimin e Mbeturinave nga Komuna në Skenderaj (nr. 01-110/01-0021695/21, të datës: 07.05.2021) jemi të obliguar që të ndryshojmë edhe tarifat për biznese.

Andaj njoftojmë përfaqësuesit e bizneseve që të lajmërohen (për nënshkrimin e kontratave të reja) në zyrat e administratës së KRM ”Uniteti” SH.A. – Njësia në Skenderaj, rr. ”17 Shkurti”, p.n., më së largu deri me datë: 31.07.2021.

Përfaqësuesit e bizneseve luten t’i përmbahen orarit për regjistrime sipas renditjes në vijim:
1. Përfaqësuesit e bizneseve nga Lagjja Numër 1 data: 08.07.2021 – 15.07.2021, nga ora 09:00 – 15:00.
2. Përfaqësuesit e bizneseve nga Lagjja Numër 2 data: 16.07.2021 – 22.07.2021, nga ora 09:00 – 15:00.
3. Përfaqësuesit e bizneseve nga Lagjja Numër 3 data: 23.07.2021 – 30.07.2021, nga ora 09:00 – 15:00.

Kurse të gjithë përfaqësuesit e bizneseve në të gjitha vendbanimet rurale të Komunës së Skenderajt mund të paraqiten në zyrat tona, çdo ditë pune deri me datën: 30.07.2021

I lusim të gjithë përfaqësuesit e bizneseve që me vete të marrin kontratat e kaluara (të vjetra) dhe dokumentacionet përkatëse, si certifikaten e biznesit dhe dokumentacionet përcjellëse. Gjithashtu të gjitha bizneset të cilat sapo kanë filluar veprimtarinë dhe nuk janë regjistruar në shërbimin e mbeturinave, luten që të paraqiten për regjistrim më së largu deri me datën: 30.07.2021, të gjithë atë të cilët nuk paraqiten dhe evidentohen, ne jemi të obliguar t’i dërgojmë regjistrat në Inspektoratin Komunal dhe ata do të vazhdojnë me procedurat e tjera të obliguara nga kjo rregullore.

Rregulloren mund ta shkarkoni në linkun: Rregullore-per-Menaxhminin-e-Mbeturinave-Nr.01-11001-002169521.pdf (rks-gov.net)

KRM.”Uniteti”Sh.A – Skenderaj
Data: 08.07.2021