Njoftim për banorët e Vushtrrisë

Të nderuar qytetar të Komunës së Vushtrrisë ju njoftojmë se kompania KRM “Uniteti” SH.A, Njësia Punuese në Vushtrri, nga data: 19.10.2020, do ta ndryshojë orarin për mbledhje të mbeturinave për fshatrat e Artakollit, si dhe fshatrave të cilave kompania u ka ofruar shërbim ditën e shtunë.

Nga kjo  datë e cekur më lart do të fillojmë me mbledhjen e mbeturinave me ndërrimin e dytë për këto fshatra nga e hëna deri të premten. Pra nga data: 19.10.2020, dita e shtunë do të jetë ditë pushimi për punëtoret  e Njësisë KRM “Uniteti” në Vushtrri.   Më poshtë gjeni orarin për mbledhje të mbeturinave sipas ditëve të caktuara për secilin fshat.

Orari – ndërrimi i dytë:

E hëne

Gllovotin, Bivolak, Zhilivodë, Strofc, Lumëmadh (pjesërisht),

E martë

Prelluzh

E Mërkure

Oshlan, Pantinë

E Enjte

Pestovë (pjesërisht), Bequk, Vërnicë, Kollë, Shallcë

E Premte

Druar, Mihaliq,

Orari – ndërrimi i parë :

E Premte

 Reznik, Novolan, Bruznik , Bukosh, Balincë
Ndryshimi i orarit për këto fshatra është bërë në bazë të Ligjit të Punës që punëtori duhet të punoj 5 ditë pune në javë.