- 08/10/2020
- Postuar nga: user
- Kategoria: Njoftime

Kryeshefi Ekzekutiv i KRM “Uniteti”, Gazmend Morina përmes rrjetit social “Facebook” ka njoftuar opinionin se që nga data 1 shtator 2020 gjithë puntorëve të KRM “Uniteti’ ka filluar të ju paguhet përvoja e punës, që është edhe një rritje e re e pagës së tyre.
Kujtojmë se para një viti gjithë punëtorëve të operativës (punëtorëve fizik dhe shoferëve) i është rritur pagat për rreth 20% mesatarisht, potencoi kryeshefi Morina.
Morina, mes tjerash i falenderon puntorët, duke theksuar që kjo është djersa juaj, e cila me punë të përbashkët po iu shpërblehet nga viti në vit.
Më poshtë postimi i plotë: