NJOFTIM nga KRM “Uniteti”- Njësia në Skënderaj

Të nderuar qytetar të Komunës së Skënderaj-t ju njoftojmë se kompania KRM “Uniteti” SH.A, Njësia në Skenderaj, sektori I operativës ka reviduar Planin Operativ për grumbullimin e mbeturinave për disa vendbanime të cilat deri me tani janë shërbyer ditëve të Shtune ( Fshati Klinë e Epërme-pjesërisht, Fsh. Ticë, Fsh.Plluzhinë, Fsh. Marinë, dhe Fsh. Kryshec,) Nga java e ardhshme për këto vendbanime vlen ky orar I grumbullimit të mbeturinave:

E Mërkure

Fshati Marinë dhe Kryshec

E Enjte

Fshati Ticë dhe Plluzhinë

E Premte

Klinë e Epërme

KRM”UNITETI”-Sh.A.-Njësia në Skënderaj, bën apel tek të gjitha ekonomitë familjare të cilat nuk kanë kontrata me KRM”UNITETIN”, dhe janë në zonat ku kryhet shërbimi, që të lidhin kontrata si dhe mos t`i hudhin mbeturinat në kontejnerët e dedikuar për banesat kolektive, sepse veprimi I tillë konsiderohet Ilegal, dhe personat mund të gjobitën në bazë të ligjeve në fuqi. Identifikimin e këtyre rasteve tani e tutje e bënë më të lehtë vendosja e kamerave në shumë pika në qytetin e Skënderaj-t.

Duke u bazuar ne Ligjin e punës nr.03/L-212, kreu IV, neni 20, pika 2, dhe kreu V neni 31 pika 1 dhe 3.