Kryeshefi i KRM “Unitetit”: Edhe pse kohë pandemie, i kemi rritur të hyrat për 20% krahasim me 2019

Gazmend Morina, kryeshef i KRM “Uniteti” në Mitrovicë, sot para anëtarëve të Kuvendit të aksionarëve të institutit në fjalë ka prezantuar raportin e punës për periudhën 1 janar 2020 – 30 shtator 2020.

Gjithashtu, përmes rrjetit social “Facebook” konfirmoi sesi rrodhën gjërat përgjatë kësaj periudhe, shumë të vështirë, duke e patura parasysh edhe situatën pandemike.

Morina, mes tjerash shtoi se përkundër pandemisë, të hyrat e kompanisë shënuan rritje për 20% në krahasim me të njëjtën periudhë në vitin e kaluar.

Më poshtë postimi i plotë:

Sot, para anëtarëve të Kuvendit të aksionarëve të KRM UNITETI prezantova raportimin e punës për periudhën 1 janar 2020 -…

Posted by Gazmend Morina on Friday, October 2, 2020