- 28/12/2020
- Postuar nga: user
- Kategoria: Njoftime

Me propozim të Kryeshefit Ekzekutiv, sot Bordi i Drejtorëve i ndërmarrjes KRM “UNITETI” ka marrë vendim që t’i shpërblej me nga 50 euro bonus për fundvit të gjithë punëtorët e kompanisë. Kjo traditë e filluar vitin e kaluar, ka vazhduar edhe këtë vit.
Bordi dhe Kryeshefi Ekzekutiv i falënderojnë gjithë punëtorët e kompanisë për angazhimin e jashtëzakonshëm që kanë bërë në këtë vit që është karakterizuar me pandeminë COVID-19, ku realizimi i Planit Operativ dhe Planit të Biznesit ka qenë shumë sfidues.
Me punë dhe përkushtim maksimal, gjithçka është e mundshme!