Komuna e Mitrovicës zë vendin e parë në nivel vendi për përformancë në mjedis të pastër

Nga Komiteti Drejtues i Grantit për Performancë Komunale – Mjedisi i Pastër, Mitrovica e ka zënë vendin e parë në nivel të Kosovës për mjedis të pastër.

Ky vlerësim është arritur si rezultat i punës së jashtëzakonshme që kemi bërë si kompani, që nga punëtorët e terrenit e deri te menaxhmenti për këto dy vite sa punojmë së bashku.

Falë punës së jashtëzakonshme që ka bërë 𝐊𝐑𝐌 “𝐔𝐧𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢” dhe përkrahjes e bashkëpunimit të komunës së Mitrovicës, është fituar granti prej 235.647 euro.