Java e pastrimit me UNITETIN

KRM “UNITETI” nga ky vit nis “Javën e pastrimit me Unitetin”, që do të jetë aktivitet i përvitshëm me qëllim të krijimit të një ambienti sa më të pastër në Mitrovicë, Vushtrri dhe Skenderaj, ku këtij aktiviteti do t’i bashkohen edhe komunat.

I ftojmë vullnetarët, OJQ-të dhe kompanitë e interesuara, që t’i bashkohen këtij projekti në mënyrë vullnetare.

Me respekt,

Gazmend Morina
Kryeshef Ekzekutiv i KRM “UNITETI”