“Java e pastrimit me Unitetin” në Prekaz dhe Marinë

Në kuadër të “Javës së pastrimit”, punëtorët e 𝐊𝐑𝐌 “𝐔𝐧𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢”, Njësia Operative në Skenderaj së bashku me Njësinë e Mitrovicës dhe të Vushtrrisë, gjatë mbrëmjes kanë vazhduar me aktivitetin e tyre për mirëmbajtjen e qytetit, duke bërë fshirjen, larjen e rrugëve dhe trotuareve në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, si dhe në Kompleksin Memorial të dëshmorëve të UÇK-së në Marinë.

Të bashkangjitur keni edhe disa fotografi.

Gjithmonë të përkushtuar ndaj jush.