Historiku

Historiku i Kompanisë

KRM ”Uniteti” Sh.A. Mitrovicë, ka një traditë pune shumëvjeçare. Kompania ka ushtruar veprimtarinë e vet që nga vitet e pasluftës së dytë botërore me emrin “Standard” deri me luften e fundit të vitive 1998/99.

Si çdo institucion apo edhe familje që u shkatërruan gjatë luftës së fundit të njejtin fat e përjetoi edhe KRM “Uniteti”.

Mirëpo, menjëherë pas luftës pikërisht me 27 Qershor 1999, me ftesën e Kryetarit të atëherëshëm të Komunës së Mitrovicës z. Bajram Rexhepi i është bërë kërkesa stafit menaxhues të Kompanisë që të riaktivizoj shërbimin e ndërmarrjes, në po të njeitën ditë është startuar dhe mobilizuar ish stafi i kësaj ndërmarrjeje dhe në baza vullnetare ka filluar së vepruari.

Që në fillim startuam si Ndërmarrje Publike Komuanle ku me fillimin e aktivitetit të pasluftës ishin gjithësejt 47 (dyzeteshtatë) punëtor të ish stafit të ndërmarrjes.

Në zhvillimet e mëtejme në bazë të rregullave të UNMIK-ut në fuqi u bë Regjionalizimi i këtyre ndërmarrjeve në të cilën u inkorporuan ndërmarrjet Vushtrri dhe Skenderaj në njësinë e Mitrovicës.

Dhe transformimi i fundit është Korporatizimi i kësaj kompanie në Shoqëri Aksionare ku në bazë të rregullativave për momentin i vetmi Aksionar i këtyre Korporatave janë Kuvendet Komunale si Kuvendi Komunal i Mitrovicës me 61.4%, Kuvendi Komunal i Vushtrrisë me 28.6% dhe Kuvendi Komunal i Skënderajt me 10%.

Në këtë aspekt i jemi mirënjohës edhe Ministrisë për Ekonomi dhe Financa në përkrahjen e shtimit të investimeve kapitale me qëllim të paisjes me teknologji të re moderne, me qëllim të ngritjës së kualitetit të shërbimit dhe zgjërimit të rrjetit.

KRM ”Uniteti” Sh. A. në Mitrovicë është themeluar në bazë të Ligjit nr.03/L-087 Për Ndërmarrjet Publike në Republikën e Kosovës. Zbatueshmëria e plotë e këtij ligji në KRM ”Uniteti” Sh. A. ka filluar nga muaji Shtator 2009, ku tri Asambletë Komunale kanë konstituuar Komisionin e aksionarëve dhe  është zgjedhur Bordi i Drejtorëve të Kompanisë.

Kompania Regjionale e Mbeturinave “Uniteti” Sh. A, vepron me numër të biznesit 70465104 dhe me numër fiskal 600241880 me seli në rrugën “Vëllezërit Dragaj” p.n

Zona e shërbimit të KRM ”Unitetit” SH. A përfshinë tri Komuna: Komunën e Mitrovicës, Komunën e Vushtrrisë dhe Komunën e Skënderajt.